Zjarri shkrumbon banesën në Has, një familje në qiell të hapur

Një banesë njëkatëshe është shkatërruar nga flakët në fshatin Golaj të Hasit, si pasojë e një zjarri që ra në orët e vona të natës. Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të zjarrfikëse nuk është bërë e mundur shuarja e zjarrit, i cili shkrumboi gjithçka brenda banesës së shtetasi S.Meshi. Fatmirësisht nga flakët nuk ka patur të […]

Dhjetor 28, 2023 - 09:54
 0
Zjarri shkrumbon banesën në Has, një familje në qiell të hapur

Një banesë njëkatëshe është shkatërruar nga flakët në fshatin Golaj të Hasit, si pasojë e një zjarri që ra në orët e vona të natës.

Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të zjarrfikëse nuk është bërë e mundur shuarja e zjarrit, i cili shkrumboi gjithçka brenda banesës së shtetasi S.Meshi.

Fatmirësisht nga flakët nuk ka patur të lënduar, ndonëse në shtëpi ka pasur familjar në momentin e rënies së zjarrit.

Mendohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, gjithsesi grupi i punës në komisariatin e Hasit, në bashkëpunim me prokurorinë e Kukësit, po bëjnë verifikimin.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.