Zogaj për Ramën në mbledhjen e KS: S’doli keq, ta pranojmë! Ai u përgjigj me saktësi

Dje në “Opinion” u diskutua për mënyrën si kryeministri Edi Rama e drejtoi mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në New York. Analisti Preç Zogaj tha se Shqipëria e përfaqësuar nga Rama ia doli mirë në këtë mbledhje të rëndësishme dhe sipas tij replikat e kreut të qeverisë ishin të sakta. Preç Zogaj: Shqipërisë i ra ta drejtonte dhe […]

Shtator 21, 2023 - 10:45
 0
Zogaj për Ramën në mbledhjen e KS: S’doli keq, ta pranojmë! Ai u përgjigj me saktësi

Dje në “Opinion” u diskutua për mënyrën si kryeministri Edi Rama e drejtoi mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në New York.

Analisti Preç Zogaj tha se Shqipëria e përfaqësuar nga Rama ia doli mirë në këtë mbledhje të rëndësishme dhe sipas tij replikat e kreut të qeverisë ishin të sakta.

Preç Zogaj: Shqipërisë i ra ta drejtonte dhe nuk doli keq tani se duhet ta pranojmë që s’doli keq. Nuk duhet të na vijë keq…

Edith Harxhi: Po s’kishte si të dilte keq kur ju e thatë vetë që kishte një mbështetje të madhe. Pikërisht për përgatitjen nga ata që duhet të na mbështesin.

Preç Zogaj: Gjithkush mund të ketë një mendim, mua më interesonte kjo pjesa që Shqipëria të qëndronte se rusët ishin përgatitur për ta bërë praninë e Zelensky-t vulnerabël. Ai u përgjigj me saktësi për mendimin tim. Kur diskutohet një çështje që përfshin vendin që nuk është anëtar, por është në rendin e ditës dhe ishte e qartë për këdo. Do thoja që nuk duhet të na vijë keq që nuk doli keq, kushdo që ishte ai nga Shqipëria, bile kjo na jep më shumë kredibilitet që të ngremë problemin e drejtë për McGonigal, ajo është temë tjetër.

Edith Harxhi: Po është skandal Preç, skandal diplomatik për Shqipërinë!

Të njëjtin mendim me Zogajn, ndau dhe analisti Mark Marku.

Mark Marku: Ka qenë një rast shumë i mirë qoftë për Ramën, emrin e Shqipërisë sepse rrallëherë i takon një vendi të vogël që të vihet në dritat e skenës së ngjarjeve ndërkombëtare.

-Edhe fat që i ra në Shtator!

Mark Marku: Kjo mbledhje bëhet në një moment shumë delikat të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe në një konflikt që është mes Rusisë dhe Ukrainës, por është bërë një konflikt mes botës demokratike dhe pjesës tjetër të botës. Unë mendoj që ajo çfarë do ngelet, kryeministrit të Shqipërisë i takoi fati që në këtë arenë të përfaqësonte këtë pjesë të botës, aty nuk përfaqësonte veten. U shpreh siç donte të shprehej SHBA, BE, Ukraina pra si të gjitha vendet që janë kundër Rusisë në këtë luftë. Pa u hyrë detajeve. Ky është një rol momental për shkak të rrethanave. Rast i mirë, u shfrytëzua!

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.