“Zonja merr sa 3 e gjysmë psikologë shkolle”, Urdhri i Psikologut përplaset për rrogat në studio

Presidentja dhe 2 anëtarë të Urdhrit të Psikologut ishin këtë të mërkurë në studion e Opinion, për shkak të mosmarrëveshjeve të ndodhura kohët e fundit, që kulmuan më datë 27 janar. Në këtë datë Asambleja e këtij Urdhri u mblodh dhe votoi shkarkimin e Presidentes Valbona Treska. Kjo e fundit, në studio, jo vetëm që […]

Shkurt 1, 2024 - 08:50
 0
“Zonja merr sa 3 e gjysmë psikologë shkolle”, Urdhri i Psikologut përplaset për rrogat në studio

Presidentja dhe 2 anëtarë të Urdhrit të Psikologut ishin këtë të mërkurë në studion e Opinion, për shkak të mosmarrëveshjeve të ndodhura kohët e fundit, që kulmuan më datë 27 janar. Në këtë datë Asambleja e këtij Urdhri u mblodh dhe votoi shkarkimin e Presidentes Valbona Treska.

Kjo e fundit, në studio, jo vetëm që nuk e pranon këtë shkarkim, por deklaron se kjo mbledhje nuk ka pasur kuorumin e nevojshëm prej 1/3 për ta shkarkuar.

Por për çfarë po përplasen palët? “Nuk është vetëm kuotizacioni i rritur, është mosdëgjesa në parim, edukimi në vazhdim arroganca, mosfunksionimi, uzurpimi i organeve të Urdhrit”, ishin disa prej pikave që listoi anëtari i Urdhrit, Altin Nika.

Në studio palët u ndalën tek rritja me mbi 30 përqind e kuotizacioneve, shuma që paguan secili çdo muaj a çdo vit për anëtarësinë në një organizatë. Vetë Treska sqaron se kjo erdhi për shkak të rritjes së vetë këtij institucioni, pra sepse janë rritur shpenzimet.

 

“Në dhjetor ne rritëm kuotizacionet, dhe u bë për 2 kategori. Nga 6 mijë lekë në vit në 8 mijë lekë në vit, ishte rritja e parë që nga 2017-ta. Kjo për një kategori psikologësh, sepse ka një kategori tjetër psikologësh që janë praktikantë, anëtarë, 600 veta. Kësaj kategorisë tjetër, kuotizacioni iu rrit vetëm 500 lekë të reja në vit. Kështu që kur themi këtë 20 mijë lekësh duhet ta ndajmë, nuk është i gjithë urdhri. U rrit kjo tarifë sepse Urdhri nisi në 2017 me 700 anëtarë, sot jemi me 1600 anëtarë. Institucioni i Urdhrit të Psikologut është zgjeruar, shërbimet janë zgjeruar. Të gjitha shërbimet që ne japim janë zgjeruar. Marrëdhëniet tona kombëtare dhe ndërkombëtare, janë zgjeruar. Në këto kushte, duke qenë se të ardhurat dhe shpenzimet gjatë 2023-t ishin në nivel të barabartë, nëse futeshim në 2024 me këto të ardhura që kishim vjelur në 2023 dhe me dy personat e administratës që kaluan nga part time në full time për shkak edhe të fluksit të punës… Ky është koncepti, çdokush që e dëgjon e kupton konceptin e rritjes së një institucioni”.

Por ndryshe pretendon Nika. Sipas tij rritja e kuotizacioneve është bërë për të rritur pagën e vetë presidentes dhe sekretarit të përgjithshëm të Urdhrit të Psikologut.

 

“Kuotizacionet janë rritur për të rritur pjesën e pagave. Kuotizacionet që do me u marrë njerëzve, anëtarëve, shkojnë jo për shpenzimet, por do përdoren për ndryshimin e tarifave dhe pagave. Që pagat e administratës, përfshirë zonjën Treska, ka një pagë të ‘vogël’ që shkon diku te 1 milion e 801 mijë lekë, bruto, bashkë me sigurimet se ne t’i paguajmë sigurimet. Së bashku me sekretarin e përgjithshëm shkon diku te 2 milion e 900, që janë të barabarta me 37 milion lekë në vit. Që janë të barabartë, me u pjesëtuar me kuotizacionet që ishin, 600 anëtarë do paguajnë nga 60 mijë lekë për të mbajtur në punë 2 vetë. Zonjën Treska dhe një sekretare të përgjithshme, që merr 1 milion e 300 e 4 mijë lekë të vjetra. Pra 600 vetë, kjo është arsyeja… për rritjen e pagave të njerëzve. Dhe kur të shoh unë si anëtar që presidenti dhe sekretari merr kaq dhe një psikolog shkolle merr 500 mijë lekë. Zonja merr sa 3 e gjysmë psikologë shkolle”.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.