“Zoti e di nga erdhi kjo”/ Vrasja e 41-vjeçarit para derës së shtëpisë, flasin banorët: Ishte i mrekullueshëm

Elton Javori, 41 vjeç u ekzekutua me armë zjarri paraditen e sotme në lagjen “16 prilli” në Fier. Ngjarja ka ndodhur rreth 100 metra larg shtëpisë së viktimës. Policia thotë se ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes dhe ka ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij. Sakaq një […]

Dhjetor 7, 2023 - 12:22
 0
“Zoti e di nga erdhi kjo”/ Vrasja e 41-vjeçarit para derës së shtëpisë, flasin banorët: Ishte i mrekullueshëm

Elton Javori, 41 vjeç u ekzekutua me armë zjarri paraditen e sotme në lagjen “16 prilli” në Fier.

Ngjarja ka ndodhur rreth 100 metra larg shtëpisë së viktimës.

Policia thotë se ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes dhe ka ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij.

Sakaq një banor i zonës shprehet i shokuar nga ngjarja dhe thotë se viktima ishte një djalë i qetë dhe jo problematik.

“E njoh. Djali ka qenë i mrekullueshëm, i mirë, i edukuar, i sjellshëm, familja e mrekullueshme nga erdhi kjo, Zoti e di. Nuk dëgjuam krisma. Sa dola nga shtëpia, hyra në kafe e mora vesh. Djali ka babanë, nënën, vëllezërit i ka në Gjermani. Ishte shumë djalë i shoqërueshëm”, thotë ai. 

Edhe Policia e Vlorës ka ngritur pika kontrolli në disa  akse  rrugore të qytetit të Vlorës, përgjatë autostradës Fier-Vlorë si dhe në hyrje të qytetit bregdetar për të bërë të mundur ndalimin e autorit./vizionplus.tv

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.