“Zoti është shqiptar”, Ballist Morina sqaron banderolën e kritikuar. Droni në Beograd? Rrëfimi: Edhe nëse s’do dal i gjallë…!

Në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe, në stadium u shfaq një banderolë me shprehjen “Zoti është shqiptar”, e thënë nga tifozi Ballist Morina. Kjo deklaratë që mori shumë vëmendje dhe reagime të shumta, u sqarua për “Ftesë në 5” nga vetë Morina. Tifozi tha se qëllimi i kësaj banderole nuk është negativ dhe se […]

Nëntor 28, 2023 - 20:25
 0
“Zoti është shqiptar”, Ballist Morina sqaron banderolën e kritikuar. Droni në Beograd? Rrëfimi: Edhe nëse s’do dal i gjallë…!

Në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe, në stadium u shfaq një banderolë me shprehjen “Zoti është shqiptar”, e thënë nga tifozi Ballist Morina.

Kjo deklaratë që mori shumë vëmendje dhe reagime të shumta, u sqarua për “Ftesë në 5” nga vetë Morina.

Tifozi tha se qëllimi i kësaj banderole nuk është negativ dhe se e kanë keqkuptuar. Një temë që u bë diskutim në rrjete sociale apo emisione nga komentues të ndryshëm por edhe futbollistë, duke e quajtur si veprim të tepruar.

“Zoti është shqiptar është sinonim i shprehjes së Pashko Vasës “Oj Shqipëri e mjera Shqipëri”. Unë jam mysliman. Një pjesë e shoqërisë se klerikëve më kanë keqkuptuar. Shprehja është metaforike. Nuk tregon realisht atë që shihet shabllon. Po jetojmë në një moment shumë të vështirë. Kjo ka qenë një mesazh përbashkues, komplet e kundërta nga çfarë jam akuzuar nga disa nga klerikët që më kanë akuzuar.  Zoti është i të gjithëve”, tha Morina.

“Supertifozi” i Kombëtares tregoi se cfare i thane prinderit e tij në kontaktin e parë pasi kishte ngritur dronin në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë.

“Edhe nëse s’do dalë i gjallë ia kam fal Shqiptarisë”, Ballist Morina tregon reagimin e prindërve pas ngjarjes në Beograd

Ballist Morina, tifozi që bëri krenar shqiptarët, i ftuar në “Ftesë në 5”, tregoi se çfarë i tha nëna e tij pasi ngriti flamurin e ‘Shqipërisë së Madhe’, në mes të Beogradit.

“Supertifozi” i Kombëtares tregoi se çfarë i thanë prindërit e tij në kontaktin e parë pasi kishte ngritur dronin në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Morina tha se mamaja e tij u shqetësua shumë për të, nëse do të dilte i gjallë nga Serbia, ndërsa babai ishte më i qetë.

“At natë që ka ndodh rasti, pasi kam kaluar kufirin e Serbisë kam lajmëruar në shtëpi. Shqetësimi ishte se si do dilja. E dinin që do shkoja në Beograd si tifoz. Djemtë e axhës më kanë ndihmuar të krijoj flamurin dhe ata ishin në dijeni. Në moment që ka dalë flamuri janë hedh nga emocionet, dhe e kanë kuptuar që jam mbas kësaj ngjarje”, tha Morina.

Emocionuese është ajo që babai i tij i ka thënë gruas së tij.

“Plaku, që iu preftë shpirti në paqe, kishte thënë: ‘Edhe nëse s’do dali gjallë ia kam fal Shqiptarisë’.  Nëna nuk është shumë e interesuar nga aspekti kombëtar dhe i intereson më shumë djali i saj. Plaku është i interesuar nga pjesa tjetër, jo që nuk më do, se kam pas një marrëdhënie të.  Gjëja e parë që mka thënë nëna është konflikti që ka pas me burrin e vet, me babin tim”, tregon Ballist Morina./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.