‘Zoti i drogës’/ Akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, ja sa vite burg kërkon Prokuroria e Romës për Elvis Demçen

Prokuroria e Romës ka kërkuar dënimin me 21 vjet në gjyqin e trafikantit shqiptar të drogës Elvis Demçe, i akuzuar bashkë me katër persona të tjerë për tentativën e vrasjes së Alessio Marzani, 45-vjeçari i plagosur me armë zjarri në 22 tetor 2020 në Acilia. Prokurorët Mario Palazzi dhe Francesco Cascini kërkuan gjithashtu një dënim […]

Dhjetor 28, 2023 - 18:25
 0
‘Zoti i drogës’/ Akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, ja sa vite burg kërkon Prokuroria e Romës për Elvis Demçen

Prokuroria e Romës ka kërkuar dënimin me 21 vjet në gjyqin e trafikantit shqiptar të drogës Elvis Demçe, i akuzuar bashkë me katër persona të tjerë për tentativën e vrasjes së Alessio Marzani, 45-vjeçari i plagosur me armë zjarri në 22 tetor 2020 në Acilia.

Prokurorët Mario Palazzi dhe Francesco Cascini kërkuan gjithashtu një dënim me 21 vjet për Daniele Gallarello, 18 vjet për ish-futbollistin Alessandro Corvesi , 35 vjeç dhe 14 vjet për Matteo Costacurta i njohur me nofkën ‘Princi’, ndërsa  8 vite u kërkuan edhe për Marzanin, i akuzuar për zhvatje.

“Është një grup me një profil me kapacitet shumë të lartë kriminal dhe rrezikshmëri shoqërore”, tha prokurori Palazzi në sallën e gjyqit.

Demçe, i lidhur në të kaluarën me Fabrizio Piscitelli, alias Diabolik , lideri i Lazio Irriducibili i vrarë më 7 gusht 2019 në Parco degli Acquedotti, u arrestua së bashku me Costacurta dhe Corvesi në korrik të vitit të kaluar nga karabinierët e njësisë hetimore Ostia për plagosja e Marzanit.

Deshifrimi i disa bisedave të koduara me sistemin ‘Sky-Ecc’ të përfshira në një server në territorin francez ishte thelbësor për hetimet nga karabinierët, të koordinuara nga drejtoria e qarkut antimafia të Romës./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.