Zvicra bën gati 6 shqiptarë për Euro 2024!

Zvicra ka publikuar sëfundmi listën paraprake për Kampionatin Europian Gjermani 2024 pas vetë gjermanëve, Holandës dhe Francës. Trajneri Murat Yakin ka futur një

Maj 17, 2024 - 13:30
 0
Zvicra bën gati 6 shqiptarë për Euro 2024!

Zvicra ka publikuar sëfundmi listën paraprake për Kampionatin Europian Gjermani 2024 pas vetë gjermanëve, Holandës dhe Francës.

Trajneri Murat Yakin ka futur një numër të madh lojtarësh në listë, plot 38 të tillë duke tejkaluar me 12 numrin e lejuar të futbollistëve që mund të merren në një kompeticion të tillë.

Kjo tregon se ai vazhdon të jetë ende i paqartë për formacionin që do të përdorë.

Pjesë e kësaj liste janë plotë 6 lojtarë me origjinë shqiptare si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Albian Hajdari, Uran Bislimi, Ardon Jashari dhe Andi Zeqiri.

Pavarësisht numrit të madh të lojtarëve të thirrur, federate zvicerjane do të caktojë listën zyrtare më datë 7 qershor.

Kujtojmë se kampionati europian do të transmetohet ekskluzivisht në dy kanale të platformës Tring për të gjithë abonentët. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.