Zvicra shkon me 3 shqiptarë në Europian, trajneri Yakin zyrtarizon listën

Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Ardon Jashari do të jenë 3 shqiptarët që do të veshin fanellën e Zvicrën në Euro 2024 në Gjermani. Trajneri Murat Yakin ka dorëzuar listën përfundimtare këtë të premte dhe i fundit që ka mbetur jashtë ishte shqiptari tjetër Andi Zeqiri. Pavarësisht paraqitjeve të mira në këto ditë stërvitjeje, trajneri […]

Qeshor 7, 2024 - 18:00
 0
Zvicra shkon me 3 shqiptarë në Europian, trajneri Yakin zyrtarizon listën

Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Ardon Jashari do të jenë 3 shqiptarët që do të veshin fanellën e Zvicrën në Euro 2024 në Gjermani.

Trajneri Murat Yakin ka dorëzuar listën përfundimtare këtë të premte dhe i fundit që ka mbetur jashtë ishte shqiptari tjetër Andi Zeqiri.

Pavarësisht paraqitjeve të mira në këto ditë stërvitjeje, trajneri Yakin, ka vendosur që të vazhdojë në Gjermani me të tjerë sulmues.

“Andi na e bëri të vështirë vendimin. Së fundmi, ai ka performuar shumë mirë. Ditët stërvitore treguan se konkurrenca është shumë e fortë edhe në fazën sulmuese, për këtë arsye iu dha përparësi lojtarëve të tjerë”, tha trajneri.

Zvicra do ta luajë ndeshjen e parë më 15 qershor ndaj Hungarisë. Ata janë në grupin A së bashku me Gjermaninë organizatore dhe Skocinë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.