Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut: Sulmet izraelite në kampin e refugjatëve mund të përbëjnë krime lufte

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut deklaroi se sulmi ajror izraelit në kampin e refugjatëve mund të përbëjë krim

Nëntor 1, 2023 - 22:30
 0
Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut: Sulmet izraelite në kampin e refugjatëve mund të përbëjnë krime lufte

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut deklaroi se sulmi ajror izraelit në kampin e refugjatëve mund të përbëjë krim lufte. Në deklaratë theksohet se ky shqetësim ngrihet mbi numrin e lartë të viktimave civile dhe sulmet joproporcionale mes Izraelit e Palestinës.

 

 “Duke pasur parasysh numrin e lartë të viktimave civile dhe shkallën e shkatërrimit pas sulmeve ajrore izraelite në kampin e refugjatëve Jabalya, ne kemi shqetësime serioze se këto janë sulme joproporcionale që mund të përbëjnë krime lufte”, tha zyra në një postim në mediat sociale të mërkurën.

 

Deklarata e OKB-së vjen pasi Forcat e Mbrojtjes të Izraelit morën autorësinë e shpërthimit në kampin e refugjatëve. Sulmi ka shkatuar tragjedi njerëzore dhe është dënuar nga shtetet e Lindjes së Mesme dhe jo vetëm.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.