Zyrtare/ FIFA cakton stadiumin e finales së Botërorit 2026

FIFA ka përcaktuar tashmë se në cilin stadium do të luhet finalja e Kupës së Botës 2026, e cila do të zhvillohet në

Shkurt 5, 2024 - 09:37
 0
Zyrtare/ FIFA cakton stadiumin e finales së Botërorit 2026

FIFA ka përcaktuar tashmë se në cilin stadium do të luhet finalja e Kupës së Botës 2026, e cila do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Ndeshja që do të përcaktojë fituesen e ardhshme të Kupës së Botës do të luhet më 19 korrik 2026, në stadiumin “MetLife”, i vendosur në New Jersey, shtëpia e ekipeve amerikane të futbollit New York Giants dhe New York Jets.

Ceremonia e hapjes dhe ndeshja inauguruese do të mbahen në stadiumin historik “Azteca”, në Mexico City, më 11 qershor. Kryeqyteti meksikan bëhet kështu vendi i parë në histori që hap garën për herë të tretë pas edicioneve 1970 dhe 1986.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.