Zyrtare, ja kur do të nisë “Big Brother Vip 3”

“Big Brother Vip Albania”, spektakli që mban të ngulur pranë ekranit të gjithë publikun për javë të tëra, më në fund ka një konfirmim për edicionin e ri. Show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, prej muajsh është përfshirë nga […]

Nëntor 30, 2023 - 21:33
 0
Zyrtare, ja kur do të nisë “Big Brother Vip 3”

“Big Brother Vip Albania”, spektakli që mban të ngulur pranë ekranit të gjithë publikun për javë të tëra, më në fund ka një konfirmim për edicionin e ri.

Show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, prej muajsh është përfshirë nga aludime për nisjen e sezonit të tretë.

Tashmë është konfirmuar nga vetë producentët e këtij spektakli se do të ketë një edicion të tretë të “Big Brother Vip” dhe të gjithë po e presin me padurim. Vetëm pak më parë faqja zyrtare e spektaklit në Instagram ka zbuluar se kur do të nisë.

Ndonëse të gjithë shpresonin se do të ishte fundi i këtij viti koha kur do të fillonte edicioni i tretë, duket se gjithçka i është lënë vitit të ri. Edicioni i tretë do të jetë në 2024-ën, por ende nuk dihet se kur ekzaktësisht. Mbetet të presim edhe pak për ta zbuluar.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.