Zyrtari i Egnatias: Gruaja e Dwamenas, një heroinë! Nuk ka derdhur asnjë pikë loti

Ekipi i futbollit Egnatia në ambientet e stadiumit “Arena Demrozi” do të zhvillojë homazhe në nderim të kapitenit të ndjerë Raphael Dwamena, i cili humbi jetën në fushën e blertë gjatë ndeshjes kundër Partizanit. Ceremonia do të fillojë në orën 13:00. Ndërkaq, në një lidhje Skype me “Ora Sport”, zëdhënësi i shtypit i klubit Egnatia, […]

Nëntor 13, 2023 - 13:13
 0
Zyrtari i Egnatias: Gruaja e Dwamenas, një heroinë! Nuk ka derdhur asnjë pikë loti

Ekipi i futbollit Egnatia në ambientet e stadiumit “Arena Demrozi” do të zhvillojë homazhe në nderim të kapitenit të ndjerë Raphael Dwamena, i cili humbi jetën në fushën e blertë gjatë ndeshjes kundër Partizanit.

Ceremonia do të fillojë në orën 13:00.

Ndërkaq, në një lidhje Skype me “Ora Sport”, zëdhënësi i shtypit i klubit Egnatia, Xhevdet Zekaj u shpreh se në rastin e Dwamenës, janë bërë të gjitha përpjekjet për ta sjellë në jetë.

“Gruaja e tij ka qenë prezente në të gjitha çastet dhe momentet e fundit të tij: në ambulancë, te morgu në Kavajë.
Ajo është nga Gana, një grua heroinë, çuditërisht jo si ne, nuk ka derdhur asnjë pikë loti, por vetëm këndonte ritet fetare duke iu lutur Zotit që e mori për ta çuar në Parajsë.

Na ka dhënë një shembull të përcjelljes humane me duartrokitje dhe përshëdetje nga të gjithë.

Mjafton t’u them që Dwamena ishte gati të nënshkruante një kontratë shumë të mirë në Arabinë Saudite, të cilat kanë këmbëngulur që ai të luajë.

Unë personalisht kam humbur një mik, presidenti ka humbur një djalë dhe një shok. Skuadra ka dy ditë që vetëm qan dhe është në një shok të tmerrshëm psikologjik, sepse Dwamena kishte frikë të shkelte barin se mos e lëndonte.

Trupi ndodhet në morg, nuk kanë dalë përgjigjet përfundimtare, është menduar që sot të bëhet një ceremoni në orën 13:00, për problematikat që mbart kjo gjë”, u shpreh zëdhënësi i shtypit i klubit Egnatia, Xhevdet Zekaj.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.