Zyrtari i lartë evropian: Turqia duhet ta ulë tonin për ta shmangur izolimin ndërkombëtar

Turqia është izoluar ndërkombëtarisht dhe duhet ta ulë tonin, nëse dëshiron të fitojë koncesione të rëndësishme nga Bashkimi Evropian, tha një zyrtar i

Dhjetor 6, 2023 - 12:38
 0
Zyrtari i lartë evropian: Turqia duhet ta ulë tonin për ta shmangur izolimin ndërkombëtar

Turqia është izoluar ndërkombëtarisht dhe duhet ta ulë tonin, nëse dëshiron të fitojë koncesione të rëndësishme nga Bashkimi Evropian, tha një zyrtar i lartë evropian të mërkurën.

 

Nacho Sanchez Amor, raportuesi për Turqinë në Parlamentin Evropian, tha se gjuha e vrazhdë e Ankarasë për politikat e jashtme është njëri prej pengesave kryesore në përmirësimin e marrëdhënieve të saj me Brukselin.

 

Turqia synon ta thjeshtëzojë qasjen në vizat evropiane për qytetarët e vet dhe ta përditësojë një marrëveshje doganore me BE-në të vitit 1995, i cila do të mundë t’i ndihmonte në rritjen e eksportit.

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, rekomandoi javën e kaluar që Turqisë t’iu plotësohen këto dy kërkesa në këmbim të disa koncesioneve. Ankarasë i kërkohet të bëjë më shumë për cështjen e ishullit të ndarë të Qipros dhe ta luftojë shmangien e sanksioneve kundër Rusisë.

 

“Të përmbahesh nga përdorimi i një toni agresiv, një toni kërcënues, është e lehtë dhe nuk kushton”, tha Sanchez Amor në Stamboll.

 

“Ju jeni plotësisht të izoluar. Azerbajxhani është miku juaj i vetëm i vërtetë”, theksoi ai.

 

Turqia e fitoi statusin e vendit kandidat për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian në vitin 1999.

 

Por, procesi është ngrirë prej vitit 2018, për shkak të shqetësimeve të bllokut për të drejtat e njeriut në Turqi dhe politikës së jashtme të Ankarasë./REL/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.