Zyrtari i OKB: Gazës do t’i duhet një “Plan Marshall” i ri pas luftës

Gazës do t’i duhet një “Plan Marshall” i ri për t’u rikuperuar nga konflikti midis Izraelit dhe Hamasit, tha sot një zyrtar i

Shkurt 15, 2024 - 14:41
 0
Zyrtari i OKB: Gazës do t’i duhet një “Plan Marshall” i ri pas luftës

Gazës do t’i duhet një “Plan Marshall” i ri për t’u rikuperuar nga konflikti midis Izraelit dhe Hamasit, tha sot një zyrtar i Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD), duke shtuar se dëmi është tashmë gati katër herë më i madh se një luftë tëemëparshme.

“Kjo do të kërkojë një plan të ri Marshall”, tha Richard Kozul-Wright, drejtor i UNCTAD, në një takim në Gjenevë, duke iu referuar planit për rimëkëmbjen ekonomike të Evropës pas Luftës së Dytë Botërore.

Ai deklaroi se dëmi që është shkaktuar tashmë është katër herë më i madh se shkatërrimi i shkaktuar në Gaza gjatë luftës shtatëjavore të vitit 2014. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.